Maqedoni
Sezoni i ri i ngrohjes me dilema të vjetra të ngrohesh me rrymë, ngrohje qendrore apo dru?
25.10.2015 15:24
Filloi sezoni i ri dimëror dhe qytetarët mbetën me dilemat e vjetra. Me çfarë të nrgohen gjatë dimrit...

Nëse dikur opsioni më i lire ishte ngrohja me dru, tani edhe drunjtë janë kthyer në luks. Shumica e të anketuarve ankohen se shpenzimet për ngohje, nga viti në vit, bëhen gjithmonë e më të larta.
Madje nuk ka shumë ndryshim mes çmimeve të ngrohjes me energji elektrike, ngrohjes qëndrore apo drunjve.
“Si me rrym si me drunj njëjtë është. Tash i kan hyp çmimet e drunjëve për ngrohje nëpër depo, afro 4000 denarë është bërë një metër kub. Ne gjithmon me dru jemi ngroh por sidomos këtë vjet pak më shtrenjt i kanë bërë drutë”..
“Më së mirti është me dru por për kushtet tona pak është shumë shtrenjt afro 70 euro 1 metra dru. Plus edhe një metër si ka shumë ma pak kanë një kubik”..
“Unë po ngroh veç një dhomë me dru, dhe nuk kemi mundësi për diçka më shumë, Çmimi i drunjëve shkon deri më 70 euro. Ku kemi ne standard për këtë, me 2 mijë denarë ndihmë sociale smundemi me blej më shumë”..
“Në mënyrë të kobinuar, drunj dhe rrymë në kuzhin dhe në dhomën e ditës me drunjë ngrohemi, kurse në dhomat të fëmijëve me rrymë e sa për çmim e drunjëve për ngrohje janë të shtrenjta dhe shkojnë deri më 4 mijë denarë”, thanë qytetarët.
Çmimet e larta të energjisë dhe drunjve, kanë bërë që qytetarët ti kthejnë sytë nga ngrohja qëndrore.
Nga ngrohtorja “Shkup Veri” thonë se për dallim nga vitet e tjera, këtë sezon vërehet interesim i shtar i qytetarëve për kyçjen në sistemin e ngrohjes.
Në rast se një ndërtesë ka 15 banesa të kyçura në rrjetin qëndror, atëherë fatura mujore për një apartament për mbi 80 metra katrorë do t’ju kushtoj vetëm 3.200 denarë.
Kjo sipas, sipas drejtorit të ngrohtores “Shkup Veri” është alternativ më e lirë për ngohje.
“Eshtë ndalur hovi i shkyqjes së që ishte deri para dy viteve nga që gjatë 2012 dhe 2013 çmimi i nxemjes qendrore është zvogluar për 15 %. Kemi kërkesa për 10 pallate për kyçje të serishme. Kemi çmim të njëjtë që para dy viteve dhe ky çmim presim të mbetet i njëjtë edhe këtë vit me mundësi që të ulet edhe më shumë nga që çmimi i gazit natyror është në rënie”, tha Igor Popovski, drejtor i ngrohtores “Shkup veri”.
Në depot private të drunjve në Shkup çmimet variojnë nga 3, deri më 4 mijë denarë, përfshirë transportin dhe sharrimin.
Ndërkohë nga Ndërmarja Publike “Pyjet e Maqedonisë” thonë se për dallim nga vitet e tjera, interesimi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje këtë vit është për 30 për qind më shumë.
“Çmimet tona 8 vite tashmë janë të pandryshuara. 2.370 denarë ahu dhe 2.450 denarë dushku per metër kub nëpër depot tona”, tha Zharko Karaxhovski,drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”
Alternativa më e shtrenjtë për ngrohje gjithsesi mbetet ajo me energji elektrike.
Ndërkohë që variantet e tjera të nrgohjes, ai me ngrohje qëndrore apo me dru, tani për tani vazhdojnë të jenë më të leverdisshmet.
REXHEP QAMILI
