Botë
OKB: Është shënuar përvjetori i 70-të
25.10.2015 15:50
Në shumë qytet të botës mbrëmë objektet kryesore janë shndërruar në ngjyrë të kaltër, për ta shënuar 70 vjetorin e Kombeve të Bashkuara...

Më se 200 objekte dhe ndërtesa të njohura në 60 vende, janë ndriçuar me ngjyrë të kaltërt, që është ngjyra zyrtare e OKB-së.
Ky manifestim global ka filluar në Zelandën e Re dhe pastaj në Shtëpinë e Operas në Sidenj të Australisë dhe ka vazhduar në shumë vende të botës.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është shprehur se shpreson se “duke e shndërruar botën në të kaltërt të OKB-së për një ditë, ne mund ta ndriçojmë rrugën për të nesërmen më të mirë”.
Më 24 tetor shënohet hyrja në fuqi e Kartës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945 dhe kjo ditë festohet si Dita e Kombeve të Bashkuara.
