Maqedoni
SHVL-UÇK përkujton Bajrush Xhemaili- Miratoca
25.10.2015 16:15
Në varrezat shqiptare në Kumanovë sot u përkutua jetën dhe veprën e veprimtarit të çështjes kombëtare Bajrush Xhemaili Miratoca...

SHVL-UÇK, së bashku me të afërmëve të familjesë Xhamaili sot vizituan dhe bënën homaxhe në varrin e tij.
“Në këtë vend u lind dhe u rrit Bajrushi me trimri dhe guxim duke qarë gjitha rrethimit që u paraqiten tij dhe familjes së tij duke përballuar, por njëkohësisht duke siguruar edhe jetesën e këtyre anëtarëve që sot i kemi dinjitos të na presin në këtë mënyrë dhe në këtë vend ku dergjet babai i tyre. Atje në Gjermani ai ishte ndër lulet e para kur ata ishin të ndaluara nga ish Jugosllavia, nga UDB-ja dhe nga bashkëpunotrët e saj. Ishin në mesin tonë në gritjen e flamurit atje ku nuk lejohej të ngrihet. Ishte në mesin tonë në mbrojtjen e vëllezërve të Gërvallë dhe Kadri Zekës kur të tjerët dëshironin tua fyrin epitafet dhe por edhe të zhvarosin edhe eshtrat e tyre. Ishte në momentet kur ne krijuam fondin “Vendlindja Thërret” dhe kontribuoj bindshëm për atë dhe ishte atëherë në shpërndarjen e zërit të Kosovës dhe lajmëtarit të lirisë dhe ishte busalla jonë për çlirim dhe bashkim kombëtarë”, tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL UÇK-së
“Mos ishte Bajrushi me siguri që edhe shokët e tij nuk do të egzistonte as Lëvizja Popullore e Kosovës. Të mos ishte Lëvizja Popullore e Kosovës, nuk do të ishin ose nuk do të krijoheshin edhe tre ushtritë çlimtare të kohës më të re të popullit shqiptarë të cilat u paraqiten më të suksheshmet e shekullit”, tha Fatmir Limani
“Sa do fjalë që do thoja do ishin të pakta për veprën dhe punën që e ka bërë. Më vjen mirë të thekësoi po të mos kishin qenë Bajrushi dhe shokët e tij nuk do të kishim lëvizjet e më vonshme që u formuan, Ushtrinë Çlimntare të Kosovës, Ligina e Preshevës po edhe këtu”, tha Xhemail Jashari.
“Eshtë një gjë për të krenuar kur sheh se shokët e babit e vazhdojnë amanetin e tij, duke na mbështetur në çdo kohë. Unë e ndjej vetën krenar bashkë me familjen, sepse duke përkujtuar veprimtarët, atëdhetarët dhe dëshmorët ne kemi nderuar vetëvetën, sepse janë po të njëjtit këta njerëz që sakrifikuan gjithçka nga vetëvetja dhe shkuan deri në vetë mohim, që ne gjenerat e reja të kemi ditë më të mira të kemi një shpres, një optimizëm për të ardhmen. Të gjith së bashku na mbetet amanetin e tyre ta çojmë në vend”, tha Mervan Xhemaili, djali i Bajrush Xhemailit.
Bajrush Xhemaili vdiq më 21 tetor 2013. Ai ishte njëri prej figurave të shquara të çështjes kombëtare në Gjermani dhe më gjerë.
Si një veprimtar i paepur i çështjes së atheut ka ndihmuar pa kursim gjatë dhe pas luftës, fondet çlirimtare, siç janë Fondin e Kosovës, “Vendlindja Thërret” “Zëri i Atdheut” dhe fondin “Liria Kombëtare”.
REXHEP QAMILI
