Botë

Libi, granatohet protesta në Bengazi, 12 të vdekur

25.10.2015 16:31

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 39 të tjerë janë plagosur në bombardimin e demonstratave në Bengazi...

Këto protesta ishin organizuar për ta kundërshtuar marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara në Libi.
 
Rreth 100 persona morën pjesë në protestë të premten, kur disa granata fluturuan në drejtim të tyre.
 
Demonstruesit po protestonin kundër marrëveshjes për ndarjen e pushtetit që ishte aprovuar nga i dërguari i OKB për Libinë, Bernardino Leon.
 
Libia është e zhytur në kaos pas përmbysjes dhe vrasjes së liderit të vjetër Muamar al-Gaddafi, në tetor të vitit 2011, të dy qeveritë që luftojnë për pushtet dhe grupeve të armatosura që luftojnë për kontrollin e burimeve të pasurisë energjetike të vendit.