Botë
Indonezi të paktën 12 të vdekur nga zjarri
25.10.2015 16:53
Të paktën 12 persona kanë vdekur, pasi shpërtheu një zjarrë në një klub karaokeje në ishillun Sulaesi në Indonezi, njofton policia e këtij shteti...

Njerëzit i kishte kapur paniku dhe kishin thyer xhamat me qëllim që të dilnin nga hapësira, e cila ishte e mbuluar me tym të zi, njofton policia.
Edhe pse shumica e njerëzve arritën që të ikin, ata që ndërruan jetë, ishin pikërisht njerëzit që mbetën të mbyllur në ndërtesë, e cila thuhet se kishte vetëm një dalje.
Shumica e viktimave kanë vdekur nga asfiksimi për shkak të tymit të madh. Rreth 70 persona të tjerë janë hospitalizuar.
