Botë

Oklahoma, drejtonte mjetin e dehur shkakton 4 të vdekur dhe 44 të plagosur

25.10.2015 17:15

Katër studentë u përplasën për vdekje në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, nga një 25-vjeçare që po e ngiste makinën e saj me shpejtësi të madhe, nën influencën e alkoolit...

44 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa Adacia Chambers, shkaktarja e aksidentit më të rëndë të këtij lloji në rajon prej 30 vitesh, është vënë nën pranga.
 
Ngjarja ndodhi gjatë një parade, ku ishin grumbulluar shumë njerëz, ndaj dhe bilanci i viktimave të pakujdesisë ekstreme të saj është kaq i lartë.
 
Dëshmitarët tregojnë sesi kanë parë njerëzit të hidheshin në ajër, nga mjeti që nuk ndalonte. Në mesin e 4 të vdekurve është edhe një djalë dyvjeçar.