Maqedoni
Komuna e Tearcës kërkon pastrimin e shtratit të lumenjëve
25.10.2015 17:38
Shtrati i lumit Rojna në mes fshatit Debrosht dhe Odër që nga dita e vërshimeve që ndodhën me 3 gushtë, është i pa pastruar...

Kjo situate bënë që disa qytetar të pa ndërgjegjshëm të hudhin gjë sende të forta që nuk treten letë nga uji, dhe bënë që ky lumë në cdo kohë kur ka rreshje të shiut më një intenzitet të lart të dalë nga shtrati dhe të vështirëson komunikacionin në rrugën rajonale Tetovë, Jazhincë e cila bëhet e vështir për tu kalaur.
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani shpreht se komuna cdo vit ka bërë planin aksional dhe planin për menaxhim me lumejt që gravitojn në këtë komunë.
“Në vazhdimsi neve si komunë cdo vitë kemi bërë planin aksional dhe planin e punës për menaxhim me lumejt që jan në atarin e komunës së Tearces,kështu kemi tre lumje me kapacitet të mëdha sic jan lumi Rojna bëhet fjal për një lum I cili kalon nëpër rrugën regjinale Tetovë ,Jazhinc në mesin dy vendbanimeve fsh.Debrosht dhe Odër. Kështu që egziston mundësi që ky lumë nese tash jo por në një të ardhme të afërt në pranver kur ndodhë shkrirja e borrës ,që të del nga shtrati kemi kërkuar në vazhdimsi por deri më tash përgjegjësi nuk ka marrë askush dhe në këtë drejtim përgjigjjë positive nuk kemi”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.
I pari i komunës së Tearcës deklaron se ka bërë kërkes për pastrim e shtretëve të lumenjëve nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga drejtoria që menaxhon me rrugët shtetërore pasi kjo është rrugë regjionale që lidh Maqedoni me Kosovën.
Problemin e pastrimit të shtretëve të lumejve nuk e ka vetëm komuna e Tearcë por edhe komunat tjera në rajonin e pollogut ku si pasojë erdhi deri tek vërshimet e kësaj ane.
VISAR SADIKI
