Botë
Florida, hiqet moratoriumi i gjuetisë ndaj arinjve
25.10.2015 19:23
Për të parën herë në dy dekada, Florida lejon gjuetinë e arinjve, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve...

Komisioni shtetëror i ruajtjes së kafshëve të egra vendosi t’i japë dritën jeshile gjuetarëve të licencuar, për vrasjen e 320 arinjve të zinj.
Qëllimi është të stabilizohet numri në rritje i kafshëve, që janë shtuar me një ritëm të shpejtë. Me t’u dhënë “ok” i autoriteteve, gjuetarët u lëshuan pa frè, duke asgjësuar plot 200 arinj vetëm ditën e shtunë./Top Channel
