Forum rajonal i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore për përfshirje financiare

26.10.2015 10:17

Forumi i parë rajonal i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (EAQ) për përfshirje financiare prej sot deri në datën 28 të këtij muaji do të mbahet në Shkup...

Organizatorë janë Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së bashku me Aleancën për përfshirje financiare (AFI) dhe me përkrahjen e Ministrisë federale  për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë (BMZ) dhe Sekretariatin për çështje ekonomike të Zvicrës (SEKO).

Programi ashtu siç informon BPRM, është menduar si ngjarje treditëshe e fokusuar në temën e përfshirjes financiare. Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të shquar të bankave qendrore  nga rajoni EAQ me qëllim të arritjes së marrëveshjes  për plotësimin e qëllimeve  të platformës rajonale dhe krijimin e korrnizës operative e cila do ta përforcojë bashkëpunimin e ardhshëm të këtyre shteteve në fushën e përfshirjes financiare.

Forumi do të fokusohet në përparimin e politikave për mbrojtje të konsumatorëve të shërbimeve financiare, si dhe për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të mbahen edhe sesione për çështjet nga fusha e shërbimeve financiare digjitale dhe krijimi i bazave të dhënave dhe tregues për matjen e nivelit të përfshirjes financiare.

Në forum është parashikuar të mbajë fjalim guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov. (mia.mk)