Këshilla mjeksëroe në "Alo doktor" deri tani kanë kërkuar 58.488 pacientë

26.10.2015 10:24

Në linjën telefonike 02/151 23 për këshilla mjekësore “Alo doktor” javën e kaluar ka pasur 1.342 thirrje. Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja telefonike deri tani këshilla mjekësore kanë kërkuar 58.88 pacientë...

Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo simptomave të çrregullimit së shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Thirrjet janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më shpesh kanë të bëjnë me simptoma kardiovaskulare dhe respiratore, dhimbje koke, rritje të temperaturës trupore, virozë stomaku dhe simptoma të dhimbjes, të shkaktuara nga kushtet e ndryshueshme të motit karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillave mjekësore dhe terapisë adekuate simptomatologjike. (mia.mk)