Dy policë turk dhe katër luftëtarë të SHI-së janë vrarë në Turqinë juglindore
Dy policë turq dhe katër luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë sot herët në mëngjes gjatë një këmbimzjarri që ka filluar pasi policia ka kryer bastisje nëpër shtëpi në qytetin Dijarbekër, në Turqinë juglindore, informuan mediat britanike, duke iu referuar burimeve të sigurisë...

Vazhdonë këmbimzjarri në lagjen Kajapanar, në qytetin ku dominojnë kurdët Dijarbekër, informojnë burimet.
Pas sulmit të dyfishtë vetëvrasës në Ankara, në të cilin u vranë mbi 100 persona, autoritetet turke i zgjeruan operacionet e tyre kundër celulave të supozuara të Shteti Islamik në vend. Ky ishte sulmi më i tmerrshëm i këtillë në historinë më të re turke, për të cilën faji u hodh mbi Shtetin Islamik.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoanm javën e kaluar deklaroi se shërbimi i inteligjencës siriane dhe luftëtarët kurdë, e jo vetëm Shteti Islamik, qëndrojnë pas sulmit në Ankara, të kryer në një tubim të aktivistëve prokurdë dhe grupeve të qytetarëve. (mia.mk)
