Vdesin pesë turistë në Kanada

26.10.2015 12:25

Autoritetet në perëndim të Kanadasë kanë thënë se së paku pesë persona kanë humbur jetën, kur një anije me turistë u fundos në bregdetin British Columbia...

Qendra për Shpëtim e Kanadasë ka konfirmuar se anija kishte kërkuar ndihmë përmes radio-lidhjes gjatë pasdites në ishullin e Vankuverit, në British Columbia.

Autoritet kanë konfirmuar se në anije ishin gjithsej 27 udhëtarë. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth shkaktarit të aksidentit.