Zgjedhjet në Ukrainë, test për presidentin Poroshenko

26.10.2015 12:29

Në Ukrainë janë mbajtur zgjedhjet në nivel lokal përgjatë gjithë vendit, duke përjashtuar zonat të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë, si dhe në zonën e Krimesë, e cila është aneksuar nga Rusia...

Këto zgjedhje në të cilat është votuar për kryetar dhe asamblist komunal janë parë edhe si një provë testi për koalicionin e brishtë të presidentit, Petro Poroshenko. Partia e Poroshenkos, “Partia e Solidaritetit”, besohet se ka fituar në shumicën e bashkive, por vlerësimet tregojnë se Poroshenko ka rënie prej 26% për qind pas trazirave ekonomike në vend dhe trazirave në lindje.

Një parti tjetër, e cila duket se ka fituar, është Partia “Opozita”, e cila kryesisht përbëhet nga anëtarë të Partisë së Rajoneve, e cila ka qenë partia e ish presidentit, Viktor Yanukoviç, i rrëzuar nga pushteti në shkurt të vitit 2014.

Në shumë pjesë të lindjes në Ukrainë politikanët pro-rusë kanë mbetur në pozitat e tyre të mëhershme, përkundër protestave pro–evropiane, më 2014.