Disa pjesë të Butelit, Çairit, Qendrës dhe Karposhit nesër pa energji elektrike
Prej orës 8 deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Ho Shi Min" prej numër 407 deri në nr. 423 në komunën e Butelit....

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, komuna Çair, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Nikolla Vapcarov" nr. 11 dhe nr. 13, si dhe shfrytëzuesit e rrugës "Dimitrie Çuposki" nr. 10 në komunën Qendër.
Shfrytëzuesit e rrugës "Vlladimir Kavaev" në komunën Karposh pa energji elektrike do të jenë prej orës 10 deri në orën 13.
Ashtu siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem. (mia.mk)
