Botë

Nëntë të vdekur në përleshjen mes policisë turke dhe një grupi militant në Dijarbakër

26.10.2015 13:14

Në sulminin e policisë mbi disa shtëpi në qytetin Dijarbakër, në të cilat është fshehur një grup militant, për të cilën është dyshuar se paraqet celulë të Shtetit Islamik...

Në sulminin e policisë mbi disa shtëpi në qytetin Dijarbakër, në të cilat është fshehur një grup militant, për të cilën është dyshuar se paraqet celulë të Shtetit Islamik (SHI), sot kanë humbur jetën nëntë persona, nga të cilët shtatë miliatantë dhe dy policë, kumtoi një përaqësues i pozicionuar lartë turk.
 
Sipas kumtesës së zëvendëskryeministrit turk Numan Kurtulmush, në këtë operacipm, gjithashtu janë plagosur pesë policë, ndërsa dymbëdhjetë militantë janë lënduar.
 
Tash për tash nuk dihet nëse ky aksion ka lidhje me sulmin e dy vetëvrasësëve me bombë në Ankara, paraprakisht këtë muaj, në të cilin kanë humbur jetën 102 persona. Njëri nga vetëvrasësit me bombë është identifikuar si militant i SHI-së./mia