Maqedoni
Është grabitur pompa e benzinës "Makpetrol" në fshatin Deladrovcë
26.10.2015 13:27
Në fshatin e Shkupit në Deladrovcë rreth orës 02:30 pas mesnate, është grabitur pompa e benzinës "Makpetrol"...

Ashtu siç kumtoi sot MPB, tre persona të panjohur me kërcënim me armë zjarri dhe lloz kanë grabitur duke marrë nga i punësuari rreth 4.000 denarë pas së cilës e kanë braktisur vendin e ngjarjes.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./mia
