Maqedoni

Janë dhënë 2.973 vërtetime të reja për azil, deri tani janë dhënë 178.902 shtetasve të huaj

26.10.2015 14:16

Në 24 orëshin e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.973 shtetas të huaj, prej të cilëve, 1.472 janë të gjinisë mashkullore, 516 janë të gjinisë femërore...

Në 24 orëshin e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.973 shtetas të huaj, prej të cilëve, 1.472 janë të gjinisë mashkullore, 516 janë të gjinisë femërore, 602  janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 383 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim  për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime, njofoti sot MPB  janë shtetasit e Sirisë 1.942, Afganistanit 549, Irakut 273, ndërsa të tjerët ajnë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershori deri më 26 tetor në orën 08:00, janë dhënë gjithsej 178.902 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 111.534 janë të gjinisë mashkullore, 25.413 janë të gjinisë femërore, 33.836 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 8.119 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, theksohet në kumtesë, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 120.648, pastaj të Afganistanit 31.147, të Irakut 13.954, Pakistanit 3.981, Palestinës 1.614, Iranit 2.776, Somalisë 927, Bangladeshit 880, Kongos 471, Nigerisë 251, Kamerunit 222, Eritresë 207, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej orës 08:00 dje deri në orën 08:00 sot në Repartin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohje të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri  më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.  
 
Në NP Qendra e pranimit për aplikuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 21.10.2015 janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, dy azil-kërkues (persona minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe një burrë) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia