Maqedoni
Kallëzim penal për italianin i dyshuar për pornografi me fëmijë
26.10.2015 15:07
SPB Shtip ka ngritur akuzë penale kundër C.S. (35) shtetas i Italisë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "shfaqja e materialeve pornografike fëmijëve."...

I dyshuari në periudhën nga janari 2013 deri në shkurt të vitit 2014 nëpërmjet rrjeteve sociale Fejsbuk dhe Skajp disa herë ka abuzuar me disa fëmijë të cilët kanë mbushur 14 vjeç në atë mënyrë që u ka ofruar dhe përmes bankave dhe transferimit të shpejt të parave ka paguara 4.307 euro.
Si kundërshërbim, njoftoi sot MPB-ja, nga fëmijët ka kërkuar të zhveshen lakuriq, të preken nëpër trup, të fotografohen dhe imazhet e tilla dhe videoklipet tua dërgojnë atij.
Nga ana e nëpunësve të policisë me urdhër të Gjykatës Themelore është kryer bastisje në shtëpitë ku fëmijët jetojnë me çrast janë gjetur mjete-kompjuterë dhe telefona celular me të cilat janë realizuar komunikimet në internet, ato janë sekuestruar dhe janë dhënë për ekspertizë në MPB të RM-së./mia
