Administrata në Maqedoni shfrytëzon përvojën austriake dhe të BE-së

26.10.2015 15:52

Ky projekt ka për qëllim thithjen e përvojës evropiane në regjistrin elektronik, shërbimet elektronike për qytetarët dhe për afaristët....

Në kuadër të projektit "Mbështetja e shërbimit shtetëror dhe reformat në administratë", Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike në bashkëpunim me Agjencinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Austrisë, ka për qëllim avancimin e sistemit për këmbim të të dhënave mes institucioneve, në drejtim të krijimit të administratës më efikase dhe më transparente.

Ky projekt ka për qëllim thithjen e përvojës evropiane në regjistrin elektronik, shërbimet elektronike për qytetarët dhe për afaristët.

“Institucionet paraqesin servis të qytetarëve dhe kompanive dhe prej këtu duhet të synojmë drejt efikasitetit. Sot qytetarët kanë pritje të gjata nga institucionet qeveritare gjatë kryerjes së shërbimeve publike. Ata dëshironin shërbim të shpejtë, efikas dhe cilësor të administratës pa dallim të kohës dhe vendit të shërbimit, i cili do të përfundojë me mirësjellje, transparencë dhe përgjegjësi nga ana e nëpunësve”- deklaroi zëvendësministrja e Ministrisë Informatike, Marta Arsovska Tomovska.

“Ne zhvilluam strategjinë për Qeverinë dhe kemi platformën të ashtuquajtur “Austria digjitale”. Qëllimi kryesor është që çdo qytetar i Austrisë të mund t'i shfrytëzojë të gjitha funksionet e Qeverisë në të gjitha nivelet dhe në çdo kohë. Ajo që është specifike për Austrinë është edhe ajo që kemi nivel të lartë të mbrojtjes të të dhënave personale”- tha ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler.

Projekti për mbështetje të shërbimit shtetëror dhe reformat në administratë ka filluar në dhjetor të vitit 2014 dhe është planifikuar të zgjasë 12 muaj. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)