Maqedoni
“Erazmus plus”, thirrje për aplikim me ide krijuese
26.10.2015 16:45
Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet shpalli thirrjen për aplikim për përkrahje të projekteve nga programi "Erazmus plus" për vitin 2016...

Në dy muajt e ardhshëm karvani do të qëndrojë në gjashtë qytete të vendit, ku do të organizohen info-ditët për njohje më të mirë të kandidatëve potencial me mundësitë që i ofron ky program arsimor i Evropës, tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe u bëri thirrje të interesuarve të aplikojnë për grante në vitin 2016.
“Do të doja t'u bëj thirrje të gjithë të interesuarve, me ide krijuese dhe programe të aplikojnë dhe në atë mënyrë të përfshihen në programin "Erazmus plus", me qëllim që maksimalisht t'i shfrytëzojmë mundësitë e shumta të cilat ai ua ofron qytetarëve tanë. Kjo thirrje vlen edhe për aplikim në projektet tjera të programeve të Bashkimit Evropian, para se gjithash në "Horizont 2020”’- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
“Ky program ka sukses të madh në promovimin e vlerave evropiane, por edhe në bashkëpunim me BE–në dhe vendet partnere, ka si qëllim ndarjen e praktikave të mira. Kjo do të thotë se vendi mund të ketë qasje të tërësishme në "Erazmus" së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së. Shpresojmë se thirrja për vitin 2016 do të jetë e suksesshme”- tha përfaqësuesi i BE-së, Mauro di Veroli.
Drejtori i Agjencisë, Darko Dimitrov, është i kënaqur nga rezultatet e arritura në vitin e kaluar kur me të gjithë grantet e ndara janë përfshirë mbi 65 institucione dhe më shumë se 800 pjesëmarrës.
Në vitin 2015 KE-ja i vendosi në dispozicion Maqedonisë 4 milion e 84 mijë euro.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
