Botë
Stuhi rëre në Jordani, mbulohet kampi i refugjatëve
26.10.2015 17:14
Një stuhi e fuqishme rëre ka goditur një kamp refugjatësh në Jordani...

Një video e publikuar nga një punonjës i UNHCR-së tregon stuhinë e rërës që në pak sekonda mbulon kampin “Azraq”, në të cilin strehohen refugjatë nga Siria.
Kampi, që gjendet 120 km në lindje të kryeqytetit Aman, është i hapur që në 30 prill të 2014 nga Qeveria e Jordanisë në bashkëpunim me UNHCR-në, dhe grumbullon mijëra refugjatë që largohen nga lufta në Siri.
Stuhia e rërës ka shkaktuar problem në frymëmarrje tek refugjatët e strehuar në kamp, të cilët jetojnë në çadra.
