Maqedoni

Gostivar, ambasadori shqiptar Reka takon kryetarin Bejta

26.10.2015 17:42

Intensifikimi i bashkëpunimit me njësitë e vetëqeverisjeve lokale në Shqipëri dhe nxitja e investimit të afaristëve nga Shqipëria në Gostivar kanë qenë temat kyçe të takimit mes ambasadorit...

Intensifikimi i bashkëpunimit me njësitë e vetëqeverisjeve lokale në Shqipëri dhe nxitja e investimit të afaristëve nga Shqipëria në Gostivar kanë qenë temat kyçe të takimit mes ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
 
Në konferencën e përbashkët për gazetarë, që u mbajt pas takimit, kryetari Bejta është shprehur i kënaqur nga takimi dhe nga nderi që  ambasadori shqiptar i ka bërë qytetit të Gostivarit me vizitën e tij të sotme.
 
Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, shprehu mirënjohje për mikpritjen e organizuar në Komunën e Gostivarit, duke shtuar se përshtypjet nga vizita në qytetin e Gostivarit janë shumë pozitive.
 
Gjatë qëndrimit të tij në Gostivar, ambasadori shqiptar, Fatos Reka, vizitoi edhe pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit, duke shprehur mbresat e tij për zhvillimet pozitive dhe me theks të veçantë përparimin infrastrukturor të qytetit.
 
LULZIM HAZIRI