Maqedoni

Dubai, Gruevski vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

26.10.2015 18:02

Kryeministri, Nikolla Gruevski, ndodhet për vizitë në Dubai, ku ka takuar homologun e tij, Sheikun Mohamed Bin Rashid Al Maktum...

Siç deklaroi vet kryeministri Gruevski, në takimin me homologun e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe është bërë fjalë për përforcimin e relacioneve politike, por sidomos ato ekonomike.

“Në takim fola për mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, investime nga Dubai në RM, prezantova edhe projekte konkrete, ku eventualisht kompanitë e Dubait do të mund të investonin në Maqedoni”- deklaroi Nikolla Gruevski.

Ai e ka ftuar sheikun e Dubait që në të ardhmen edhe ai të vizitojë Maqedoninë.