Botë

Argjentina shkon në balotazh

26.10.2015 19:01

Kandidati i opozitës Mauricio Macri ka surprizuar jo pak duke bërë që zgjedhjet presidenciale në Argjentinë të shkojnë në balotazh...

Mendohej se i mbështeturi nga presidentja në largim, Kristina Fernandez de Kirchner, do t’i fitonte lehtësisht zgjedhjet në raundin e parë, por ky i fundit duket se nuk ka mundur të garantojë 45 përqindëshin e nevojshëm të votave për të evituar balotazhin.
 
Macri ka mundur kështu të fitojë jo pak mbështetje për shkak të mandatit të tij si kryebashkiak i Buenos Airesit.
 
Favoriti i partisë në pushtet, kandidati i qendrës së majtë, Daniel Scioli, u përzgjodh personalisht nga presidentja Kristina Fernandez de Kirchner, e cila pasi ka kaluar dy mandate në detyrë, e kishte të ndaluar me Kushtetutë të kërkonte një të tretë. 
 
Scioli që është guvernator i provincës së Buenos Airesit është një ish-kampion botëror garash me barka dhe ka humbur krahun e djathtë në një garë në vitin 1989.
 
Ai kishte premtuar se do të ulte inflacionin në Argjentinë në më pak se katër vite dhe do të rigjallëronte ekonominë. 
 
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, do të mbahet tani më 22 nëntor./Top Channel