Maqedoni
Ditë vjeshte me diell
27.10.2015 09:01
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare...

Në orët e mëngjesit në disa fushëgropa është e mundur paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi lindore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 15 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë 2 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë deri në 18 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim nuk pritet ndryshim i jashtëzakonshëm i motit Do të mbajë mot kryesisht stabil.
Të mërkurën dhe të enjten do të ketë vranësira të rritura kur nuk përjashtohet edhe paraqitje e izoluar e reshjeve të dobëta të siut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të shënojë rënie të vogël.
Të enjten pritet që temperaturat të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius./Mia
