Maqedoni

Arnimi i gropave në autostradën Gostivar - Tetovë

27.10.2015 10:00

Në autostradën Gostivar - Tetovë në pjesën prej pikës pagesore Gostivar deri në pikën pagesore Tetovë sot do të zbatohen punime ndërtimore për arnimin e gropave...

Në autostradën Gostivar - Tetovë në pjesën prej pikës pagesore Gostivar deri në pikën pagesore Tetovë sot do të zbatohen punime ndërtimore për arnimin e gropave, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Rekomandohet kujdes në drejtimin e e automjeteve dhe respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Nga LAMM njoftojnë se për shkak të xhirimit të filmit francez "A Fond" sot për qarkullim do të mbyllet autostrada A1 në aksin nga Gradsko deri në Negotinë, ndërsa nesër autostrada A1 në aksin prej motelit "Maqedonia" deri në Gradsko. Komunikacioni do të ridestinohet nëpër rrugën e vjetër.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata./Mia