Maqedoni
S’ka takim të përbashkët të Grupit punues, takime bilaterale deri në afrim të qëndrimeve
27.10.2015 12:03
Progres-raportin për këtë vit duket se vendi do ta pres pa përmbylljen e krizës politike, edhe pse përfaqësues të BE-së...

Progres-raportin për këtë vit duket se vendi do ta pres pa përmbylljen e krizës politike, edhe pse përfaqësues të BE-së dhe analistë politik disa herë kanë paralajmëruar se kjo mund të lë vendin pa rekomandim për fillimin e bisedimeve.
Megjithëse ndërmjetësi, Piter Vanhojt, ka thënë se me një vullnet të mirë palët mund të arrijnë kompromis për qeverinë teknike, ai ka pranuar se ende ka dallime të theksuara.
Përpos formimit të qeverisë teknike dhe kompletimit të Prokurorisë Speciale, palët do të duhet që të merren vesh edhe për ligjet anti “bombë” dhe për mbrojtjen e informatorëve.
E kundërta çon drejt dështimit të marrëveshjes së Përzhinës dhe kthimin e partive të bllokut maqedonas në istikamet e tyre.
NAIM SINANI
