Botë

Kosova pritet të nënshkruaj sot MSA-në me Bashkimin Evropian

27.10.2015 12:20

Kosova nënshkruan sot Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit me Bashkimin Evropian në Strasburg...

Për të finalizuar këtë marrëveshje në rrugë ligjore, do të jenë të pranishëm përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë dhe siguri, Federicha Mogherini, dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
 
Marrëveshja është e një rëndësie të lartë historike sa i përket integrimit politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në BE.
 
Vetë kryeministri Mustafa ka theksuar se me këtë marrëveshje përkufizohet edhe territori i Republikës së Kosovës, në të cilin zbatohen rregullat e Bashkimit Evropian.  
 
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së, do të duhet ratifikimi i saj në 28 parlamentet anëtare të Bashkimit Evropian.