Botë

ShBA, 40 emigrantë pranë vdekjes, shpëtohen nga policia brenda një kamioni

27.10.2015 12:44

“Uashington Post” ka publikuar një video ku Policia amerikane arrin të shpëtojë 39 emigrantë që ndodheshin brenda një kamioni metalik në Teksas...

40 emigrantët pa dokumente rrezikonin rëndë shëndetin e tyre të mbyllur në mjet. Disa prej tyre janë ndjerë keq pasi brenda ishte shumë vapë.
 
Ata thonë se kishin qenë të mbyllur në triler për më shumë se 4 orë. Policët i ndihmojnë me shishe ujë.
 
Shumica e tyre u dërguan në spital. Shoferi i trilerit u dënua për kontrabandë.
 
Policia amerikane ndaloi mjetin pas një telefonate që i erdhi, ku njoftonin se brenda në triler dëgjoheshin thirrje për ndihmë.