Maqedoni
Gjykatësit apelojnë: Çdo gjykatës të mbrohet nga presionet
27.10.2015 15:55
Pavarësia e gjykatave nuk varet vetëm nga rregullativa ligjore, por edhe nga zbatimi i së njëjtën në praktikë...

Çdo gjykatës ka për detyrë mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave, sepse me pranimin e çfarëdolloj presioni shkelen ligjet.
Kjo u theksua në tryezën e rrumbullakët ku u përmend roli i Këshillit Gjyqësor në mbrojtjen e gjykatësve që të njëjtëve të mos u cenohet pavarësia.
“Për t’u mbrojtur nga presionet dhe ndikimet e ndryshme është tejet e rëndësishme ndjenja e pavarësisë objektive të vet gjykatësit, i cili vet duhet të mbrojë pavarësinë e tij, e cila rrezikohet të cenohet nga shumë faktorë. Gjykatësi nuk duhet të ketë autoritete tjera përveç drejtësisë dhe jam i bindur se këtë e posedojnë numri më i madh i gjykatësve”- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski.
Ndërkohë Gjykatësja e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Dijana Gruevska Ilievska, tha se presionin më të madh gjykatësit e ndjejnë nga mediat.
“Asnjë deklaratë e gazetarëve apo shkrim në ndonjë gazetë nuk mund të ndikoj tek unë që të sjell vendim ndryshe nga ai që kam konceptuar. Gjykatësit vendimet i sjellin në bazë të lëndës dhe dëshmive të paraqitura”. Gjykatëse Dijana Gruevska Ilievska
Ndërkohë, gjykatësja e Gjykatës Themelore Shkupi2, Antoneta Dimovska, tha se nga gjykatësit pritet të tregojnë paanshmëri në vendimet e tyre.
“Gjykatësit me njohuritë dhe integritetin e tyre duhet të përballen me presionet, sepse jo vetëm në Maqedoni, por në tërë botën gjykatësit janë nën kërcënim të presioneve. Këshilli gjyqësor mund të ketë rolin më të madh me mbrojtjen e gjykatësve me vet zgjedhjen e tyre”- tha gjykatësja, Antoanta Dimovska.
Gjatë miratimit të ligjeve duhet t’i tregojmë argumentet tona, thanë gjykatësit, sipas të cilëve në çdo rast duhet të ngadhënjejnë ligjet dhe drejtësia.
FLUTURA LATIFI
