Tirana zyrtare përshëndet nënshkrimin e MSA-së Kosovë-BE
Nënshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe BE-së është përshëndetur edhe nga Tirana zyrtare...

Kryeministri Rama e quan zhvillim historik. Në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan: “Zhvillim historik për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian (fakt kokëfortë për frytet e dialogut)”- shkruan Rama.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nëpërmjet profilit të tij në Facebook shkruan se “nënshkrimi i MSA-së midis Kosovës dhe BE-së plotëson rrjetin e Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ankoron më tej Kosovën në rrjedhat evropiane”.
Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se nënshkrimi i MSA-së është një arritje e madhe. “Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-së është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe një investim i sigurt për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo që janë. Urime Kosovë!”.
