Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 12-të në LPFM
Dhjetë skuadrat elitare në ligën e parë futbollistike në vendin tonë, do të jenë aktive edhe gjatë mesjavës, pasi do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të....

Nesër, me fillim në orën 13 e 30 minuta, Shkëndija, pas dy ndeshjeve të fundit në të cilat nuk ka shijuar fitoren, do të kërkoj ti kthehet fitoreve, ndaj autsajderit Metalurgut, si nikoqir në Kërçovë.
Shkupi, pas triumfit ndaj ekipit nga Hekurana si mysafirë, dëshiron të regjistroj fitoren e dytë në seri, tani në shtëpi ndaj Bregallnicës, ndërsa serinë e rezultateve të mira dhe fitoreve, kërkon që ta vazhdoj edhe Renova, e cila do të udhëtoj në Shkup te Rabotniçki. (Mustafa Ademi, TVM2)
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 12-të
Nesër, ora 13.30
Shkëndija – Metalurgu
Shkupi – Bregallnica
Rabotniçki – Renova
Mlladost C.D. – Vardari
Sileksi – Horizont T.
