Maqedoni
Shilegov: të respektohen afatet e marrëveshjes politike; Çibishiev: ka çka të bisedohet, marrëveshja është e gjallë
27.10.2015 18:02
LSDM-ja opozitare vlerëson se është me rëndësi që të vijë deri te implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Perzihnës...

LSDM-ja opozitare vlerëson se është me rëndësi që të vijë deri te implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Perzihnës, sepse zgjidhjet e pjesërishme për çështje të caktuara nuk mund të jenë të kënaqshme për Maqedoninë.
Zëdhënësi, Petre Shilog, tha se në interes të vendit është që Marrëveshja politike të zbatohet në përpikshmëri.
Për mosarritjen e dakordimeve për çështjet e hapura të marrëveshjes, nga LSDM-ja fajësojnë partitë në pushtet, ndërsa thonë se opozita nuk do të lejojë që në Maqedoni të përsëritet rasti i Bjellorusisë.
“Nuk mundet Nikolla Gruevski t’i ikë përgjegjësisë dhe të evitojë situatën në të cilën ministrat e rinj që do të zgjidhen në qeverinë teknike t’i kenë të gjitha ingerencat ligjore. Prej kësaj nuk mund të ikë dhe tanimë koha e tij ka ikur. Kemi thënë edhe më herët, LSDM-ja nuk do të lejojë që Republika e Maqedonisë të marrë trajektorin e Bjellorusisë në Ballkan”- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Ndërsa deputeti i VMRO-DPMNE-së, Andon Çibishiev, thotë se akoma ka për çfarë të bisedohet, pasi që marrëveshja është e gjallë.
“Bisedimet akoma vazhdojnë, vlerësoj se po negociohet 24 orë. Janë aktiv të dy ekipet negociuese së bashku me ndërmjetësit ndërkombëtarë. Marrëveshja është akoma e gjallë, me shumë vështirësi, por e gjallë”- theksoi Andon Çibishiev nga VMRO- DPMNE.
Sipas VMRO-DPMN-së, është herët që ta flitet për rezultatet e grupeve të punës, pasi që negociatat vazhdojnë.
SANIJE KASAMI
