Video shokuese në ShBA, agjenti tërheq zvarrë studenten afroamerikane
Një video shokuese rrezikon të nxisë më tej polemikat kundër policëve në ShBA...

Disa studentë të një shkolle në Karolinën e Jugut filmuan një video në klasë, ku një polic i bardhë, pasi kap për fyti studenten afroamerikane, e përplas në dysheme, dhe pasi e ngre peshë, e përplas sërish në dysheme.
Autoritetet e Karolinës së Jugut kanë nisur hetimet. Videoja tregon momentin kur agjenti i afrohet vajzës, e cila ishte e ulur në bankë dhe i kërkon që ta ndjekë.
Vajza refuzon dhe agjenti i kap duart, e bllokon, duke e shtrënguar në fyt, për ta detyruar që të ngrihet me forcë nga banka.
Vajza përplaset në tokë. Më pas e ngre peshë dhe e përplas sërish.
“Jemi të vetëdijshëm mbi incidentin dhe po bëjmë vlerësimin e rrethanave kur ka ndodhur”- konfirmon Leon Lot, sherifi i konteas së Richland ku ndodhi incidenti.
