"Duing biznis": Maqedonia ekonomia me radhitjen më të lartë në rajon

28.10.2015 09:46

Maqedonia është ekonomia me radhitjen më të lartë në rajon, ndërsa e 12-ta në nivelin global prej 189 ekonomive në botë, tregon raporti më i ri i "Duing biznis" i Bankës Botërore...

Në raportin e publikuar dje theksohet se Maqedonia është spikatur në disa sfera të lehtësimit në punë. Në nivelin global vendi është i radhitur i dyti në sferën e fillimit të biznesit si rezultat i thjeshtësimit të procedurave përmes vendosjes së regjistrimit të obliguar onlajn.

Lituania dhe Letonia janë radhitur e dyta dhe e treta si ekonomi më të mira në rajon, ndërsa në nivel global janë radhitur në pozitën e 20-të dhe të 22-të.

Në raport theksohet se mbi 90 për qind të ekonomive në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore kanë zbatuar reforma për përmirësimin e klimës së biznesit gjatë vitit të kaluar. (mia.mk)