Tryezë e rrumbullakët për konkurrencën e kompanive përmes përmirësimit të efikasitetit energjetik

28.10.2015 09:51

Qëllimi i ngjarjes është që në një vend të mblidhen të gjithë faktorët dhe palët e interesuara nga sektori publik, privat dhe joqeveritar...

"Rritja e konkurrencës së kompanive industriale përmes përmirësimit të efikasitetit energjetik me shfrytëzim të energjisë dhe realizimin e projekteve, për zvogëlimin e konsumit dhe shpenzimeve për energji" është tema e tryezës së rrumbullakët, e cila do të mbahet sot në Odën ekonomike të Maqedonisë në organizim të Asociacionit Energjetik të Maqedonisë (AEM), në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për menaxhment industrial.

Qëllimi i ngjarjes është që në një vend  të mblidhen të gjithë faktorët dhe palët e interesuara nga sektori publik, privat dhe joqeveritar dhe të prezantohen rezultatet e arritura deri më tani nga realizimi i aktiviteteve të Projektit të USAID-it për menaxhment industrial, e njëherit edhe të diskutohet për menaxhmentin energjetik dhe përfitimet nga vendosja e tij në bazë të parimeve të standardit ndërkombëtar për menaxhim me energjinë ISO 50001:2011.

Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë edhe drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajni, si dhe drejtori i Projektit të USAID-it për menaxhment industrial Dragan Bllazhev. (mia.mk)