Tryezë e rrumbullakët për përfshirjen e romëve në arsimin fillor
Në BE Info qendrën në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët për përfshirjen e romëve në arsimin fillor...

Tryezën e rrumbullakët do ta hapë avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ndërsa të dhënat nga hulumtimi i zbatuar nga Avokati i Popullit do t'i prezentojë zëvendësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska - Mustafa. Për përvojat austriake në këtë temë do të flasë, Andrea Shuhner nga instituti Ludvig Bolcman për të drejta të njeriut.
Për përvojat dhe sfidat në arsimimin e romëve prezantim do të mbajnë Mirjana Naskovska nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Rexhep Ali Çupi nga Drejtoria për Zhvillimin dhe Avancimin e Edukimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive. Në ngjarje fjalim do të mbajë edhe gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ish-gjykatësja e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, Margarita Caca Nikollovska, e cila do të flasë për përvojat nga diskriminimi i romëve në procesin e arsimit dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut.
Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të projektit tuining "Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale", të cilin e zbaton Avokati i Popullit në bashkëpunim me zyrën e Ombudsmanit austriak dhe institutit për të drejta të njeriut Ludvig Bocman. (mia.mk)
