Mbi pesë milionë fëmijë në SHBA jetojnë vetë, sepse prindërit e tyre i kanë në burgje

28.10.2015 09:59

Mbi pesë milionë fëmijë amerikanë ose pothuajse shtatë për qind jetojnë pa prindër, të cilët janë në burg, tregojnë rezultatet nga hulumtimi, i publikuar dje, transmeton Indeks...

Analiza e organizatës joqeveritare Pajld trends është publikuar në periudhë kur presidenti Barak Obama reformat në Kodin penal i theksoi si prioriet në mandatin e tij të dytë.

Në këto pesë miliona përfshihen fëmijë deri në 18 vjeç, prindërit e të cilëve kanë përfunduar në burg. Analiza është zbatuar në bazë të të dhënave të Ministrisë amerikane për Çështje Sociale.

Në vitin 2007 ky numër ka qenë 1,7 milionë ose vetëm dy për qind e fëmijëve kanë jetuar pa prindër, sepse ata kanë përfunduar në burgje. (mia.mk)