"Duing biznis": Maqedonia me rradhitje më të lartë në rajon, e 12-ta në botë në mesin e 189 vendeve

28.10.2015 10:23

Maqedonia është ekonomia me radhitjen më të lartë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, ndërsa e 12-ta në nivelin global prej 189 vendeve në botë, tregon raporti më i ri i "Duing biznis 2016" i Bankës Botërore...

Maqedonia ka shënuar progres për 18 pozita në lidhje me raportin paraprak kur është radhitur në pozitën e 30-të.

Në raportin e publikuar dje theksohet se Maqedonia është spikatur në disa sfera të lehtësimit në punë.

Në nivelin global vendi është radhitur i dyti në sferën e fillimit të biznesit si rezultat i thjeshtësimit të procedurave përmes vendosjes së regjistrimit të obliguar onlajn. Në pozitën e shtatë është në pjesën e tatimeve, në pozitën e 10-të në pjesën e lëshimit të lejeve ndërtimore, në të 14-ën për mbrojtjen e investitorëve pakicë, në të 26 në pjesën e respektimit të marrëveshjeve dhe tregtisë ndërkufitare, në të 37 gjatë veprimit me falimentimin e kompanive, në të 42 për marrjen e kredisë dhe në të 45 në pjesën e kyçjes me energjinë elektrike. Në pjesën e regjistrimit të pronësisë së pronës Maqedonia e zë pozitën e 50-të.

Lituania dhe Letonia janë radhitur e dyta dhe e treta si ekonomi më të mira në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, ndërsa në nivel global janë radhitur në pozitën e 20-të dhe të 22-të.

Nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe Qendrore, pas Maqedonisë janë radhitur Sllovenia në pozitën e 29, Rumania në pozitën e 37, Bullgaria në të 38, Kroacia në të 40, Mali i Zi në të 46, Serbia në të 59, Bosnjë e Hercegovina në pozitën e 79 dhe Shqipëria në pozitën e 97. (mia.mk)