Bayerni lehtësisht ndaj Wolfsburg, Aue bën surprizën

28.10.2015 10:54

Bayerni i Mynihut eliminoi Wolfsburgun në 1/16-at e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 3-1 në transfertë, duke u kualifikuar në turin e tretë...

Një ndeshje pa shumë histori, me bavarezët që ishin në avantazhin e tre golave pas vetëm 34 minutave lojë.

Douglas Costa hapi serinë e golave në të 15-ën. Pak çaste më pas Thomas Mueller dyfishoi rezultatin, përpara se të mbyllte virtualisht sfidën edhe me golin e tretë për Bayernin.

Goli i nderit për Wolfsburg u realizua nga Schurrle në sekondat e fundit, por ishte shumë vonë që të provonin të ktheheshin në lojë.

Nga ballafaqimet tjera, duhet vequar eliminimin e ekipit të Bundesligës, Eintracht Frankfurt, që u mposht nga Erzgebirge Aue. Ndërkohë Mainz u eliminua nga Mynih 1860.