Chelsea e Arsenal eliminohen nga Capital One Cup
Aventura e Jose Mourinhos në bankinën e Chelsea-t mund ti ketë ardhur fundi. Të kaltrit u mposhtën në mënyrë surprizë nga Stoke City në 1/8 e Capital One Cup...

Pas golit të Walters në të 52-ën, skuadrës londineze nuk i mjaftoi fakti që luajtën për afro gjysmë ore në superioritet numerik apo edhe rrjeta e barazimit me Remy në minutën e parë të kohës shtesë.
Në ruletën e penalltive, Chelsea u eliminua me rezultatin 5-4. Vendimtar në eliminimin e skuadrës ishte 11 metërshi i humbur nga Eden Hazard, goditja e të cilit u prit nga portieri Butland. Megjithë disfatën e papritur dhe faktin se tashmë rrezikon largimin nga drejtimi i skuadrës, Mourinho u shpreh i qetë dhe i lumtur përpara mediave, aq sa mund të shkruajë pa probleme edhe një libër.
Chelsea nuk ishte e vetmja skuadër e madhe e eliminuar nga Kupa e Ligës. Edhe Arsenali dhe Leicester nga Premier League i dhanë lamtumirën aktivitetit. Topçinjtë u eliminuan në mënyrë të pabesueshme nga Sheffield Ëednesday i kategorisë së dytë, që fitoi me rezultatin 3-0. Ndërsa Leicester u thye nga Hull me penallti.
