Interi gjen fitoren pas katër ndeshjeve
Pas tre barazimeve radhazi, Interi është rikthyer te fitorja mbrëmjen e së martës në Serinë A, duke mposhtur Bolonjën 0-1 edhe pse me një lojtar më pak...

Tre pikë mjaft të rëndësishme për zikaltrit, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e 21 pikëve, duke u ngjitur në vendin e parë edhe pse përkohësisht, pasi ekipet ndjekëse janë me një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë mbrëmjen e së mërkurës.
Ndeshja për të besuarit e Mancinit nuk shkoi ashtu siç duhej pasi mbetën me 10 lojtarë në minutën e 61, pas daljes me kartonin e kuq të Felipe Melo-s. Megjithatë Interi gjati forca dhe vetëm 6 minuta më vonë ishte kapiten Icard-i që zhbllokoi shifrat duke shënuar golin e fitores.
Në minutat e mbetura, lojtarët zikaltër administruar më së miri rezultatin duke marrë pikët e plota nga transferta e Bolonjës.
