NBA, Chicago mposht Cleveland para syve të Obamës

28.10.2015 11:17

Fitore e vecantë për një tifoz special. Chicago Bulls e nisi me një sukses shumë të rëndësishëm sezonin e ri të Nba, pasi mposhti me rezultatin 97-95 nënkampionët e Cleveland Cavaliers duke kënaqur edhe presidentin e Shteteve Bashkuara të Amerikës Barack Obama i cili ishte i pranishëm në United Center për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës...

Basketbollisti i përfaqësues spanjolle Nikola Mirotic me 19 pikë dhe 9 rebound dhe Derrick Rose me 18 pikë dhe 5 asiste ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Chicagon.

Ndërkohë Cleveland-it nuk i mjaftoi paraqitja e Lebron James i cili realizoi në total 25 pikë për ta nisur sezonin me një fitore.

Sfida në Ilinois nisi disi më mirë për skuadrën nga Ohio. Mbreti James realizoi një kosh me zhytje për ti dhënë avantazhin 10-4 miqëve. Por falë lojës fantastike, të dyshes Nikola Mirotic-Jimmy Butler Bullsat përmbysën gjithcka duke e mbyllur periodën e parë me shifrat 26-17 në favor të tyre.

Cleveland nuk u dorëzua dhe për meritë të dyshes James-Williams u rikthye fuqishëm në ndeshje. Periodat dy dhe tre i shërbyen skuadrës së trajnerit David Blatt për të rihapur sfidën dhe gjithcka u bë më e bukur në periodën e 4-t. Një kosh i James i ngushtoi distancat në 77-75 megjithatë Jimmy Butler falë një realizimi me të dyja duart e ngriti rezultatin në 90-85 në favor të Chicagos pak minuta më vonë. Bulls-at arritën të ruanin avantazhin deri në fund duke e fituar ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 97-95.

Pavarsisht suksesit të Chicagos përpara syve të presidentit Barack Obama, 27 Tetori ishte dita e Golden State Warriors.

Kampionët e nisën sezonin e ri me një fitore bindse me shifrat 111-95 ndaj New Orleans Pelicans. Stephen Curry me 40 pikë 7 asiste dhe 6 rebound ishte heroi i vendase në një sfidë që nisi me festën e Golden State për triumfin historik që arriti skuadra nga Oakland sezonin e kaluar.

Shkëlqeu edhe Detroit Pistons që kaloi në transfertë me rezultatin 94-106 Atlanta Hawks brenda në Georgia falë edhe lojës së mirë të Caldëell-Pope që e mbylli ndeshjen me 21 pikë gjithsej.