Kumanovë, aksion policor në Lagjen e Trimave

28.10.2015 12:08

Mëngjesin e sotëm është vërejtur prani e shtuar e policisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Nga MPB-ja kanë sqaruar se bëhet fjalë për kontroll rutinor të policisë...

“Nuk bëhet fjalë për aksion policor, është kontroll rutinor i rregullt”- theksojnë nga MPB, duke mos zbuluar detaje.

Nuk ka informata as për të arrestuar eventual. Familjarë të Riza Jonuzit kanë njoftuar se në shënjestër ka qenë shtëpia e Rizait, emri i të cilit u përmend të ketë pasur lidhje me incidentin e armatosur të Kumanovës, që ndodhi më 9 dhe 10 maj të këtij viti.

Ndryshe, para disa ditësh në rajonin e Kumanovës u zhvillua një aksion policor, ku u arrestuan 7 persona, si të dyshuar për lidhje me “Grupin e Kumanovës”.