Irani shqyrton pjesëmarrjen në Samitin për Sirinë

28.10.2015 12:32

Ministria e Jashtme e Iranit po e shqyrton pjesëmarrjen e saj në Samitin Ndërkombëtar për Sirinë, që do të mbahet në Vjenë, më 30 tetor...

Në këtë kuadër, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë biseduar me telefon për konfliktin në Siri dhe për planet për bisedimet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë se Irani duhet të ftohet në bisedimet e Vjenës dhe se “është me rëndësi që partnerët kryesorë amerikanë janë në këto diskutime”- ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

Agjencia Shtetërore iraniane e Lajmeve, IRNA, ka raportuar sot se deklarata amerikane është “shenja e parë e arsyes” në politikën e Shteteve të Bashkuara për Sirinë.

Por, një zëdhënës i forcave që luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tha se pjesëmarrja e Iranit në bisedimet e Vjenës mund ta vështirësojë arritjen e marrëveshjes politike për krizën siriane.