“Freedom House”: Liria në internet ka shënuar rënie
Liria në Internet përsëri ka shënuar rënie, thuhet në raportin e fundit të organizatës “Freedom House”, me seli në Shtetet e Bashkuara...

Kjo organizatë në raportin e publikuar sot theksoi se për të pestin vit me radhë ka dokumentuar rënie në lirinë e Internetit, pasi më tepër qeveri i censurojnë informacionet me interes për publikun, derisa e zgjerojnë mbikëqyrjen dhe i godasin mjetet e ruajtjes së privatësisë.
“Qeveritë po u bëjnë presion në rritje individëve dhe sektorit privat për t’i hequr ose fshirë përmbajtjet ofenduese, duke u mbështetur në bllokim dhe filtrim”- tha Sanja Kelly, drejtoreshë e projektit “Liria në Rrjet në Freedom House”.
Sipas raportit, Kina është abuzuesi më i keq i lirisë së Internetit, ndërsa pas saj radhiten Siria dhe Irani.
