Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Qendrës, Sarajit dhe Gazi Babës

28.10.2015 12:45

Për shkak të punëve teknike në elektro-sistem pa energji elektrike do të mbesin nesër shfrytëzuesit e komunave Saraj, Qendër dhe Gazi Babë, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, (QRMK)...

Në periudhën prej orës 5 deri në orën 7 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatrave Kondovë dhe Lubin në komunën Saraj, prej orës 8 deri në orën 13 shfrytëzuesit e rrugës Oton Zhupançiç dhe rruga Rade Konçar, në komunën Qendër, ndërsa në periudhën prej orës 9 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës Sava Mihajlov dhe një pjesë e fshatit Inxhikovë në komunën Gazi Babë. (mia.mk)