Maqedoni
Afganët më të numërt nga sirianët mes migrantëve në Maqedoni
28.10.2015 14:01
Në 24-orëshin e fundit u janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit 3.445 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 1.919 janë të gjinisë mashkullore...

Në 24-orëshin e fundit u janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit 3.445 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 1.919 janë të gjinisë mashkullore, 543 janë të gjinisë femërore, 742 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 241 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit 1.882, të Sirisë 1.222, Irakut 173, Iranit 10, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën prej 19 qershorit deri më 28 tetor janë dhënë gjithsej 186.423 vërtetime për shtetasit e huaj. Prej tyre 115.607 janë të gjinisë mashkullore, 26.651 janë të gjinisë femërore, 35.510 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 8.656 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, theksohet në kumtesë, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 123.071, pastaj të Afganistanit 35.209, të Irakut 14.427, Pakistanit 4.095, Iranit 3.071, Palestinës 1.628, Somalisë 955, Bangladeshit 889, Kongos 487, Nigerisë 251, Kamerunit 222, Eritresë 212, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën prej 24 orëve në Repartin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.
Në NP Qendra e pranimit për aplikuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 27 tetorin janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, dy azil-kërkues (persona minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe një burrë) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia
