Maqedoni
Digjet një depo në Vejce
28.10.2015 14:16
Dëm material prej rreth 150 mijë denarësh ka pësuar Z.D (32) nga fshati Vjecë i Tetovës ku me siguri për shkak të pakujdesisë njerëzore...

Dëm material prej rreth 150 mijë denarësh ka pësuar Z.D (32) nga fshati Vjecë i Tetovës ku me siguri për shkak të pakujdesisë njerëzore dje rreth orës 15 ka shpërthyer zjarr në objektin e tij ndihmës që është shfrytëzuar si depo në fshat, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.
Është djegur një pjesë nga çatia e objektit, si dhe 50 shtylla druri të gjata nga 10 metra, afro njëqind metra mushama (najlon), 500 kilogram grurë, sasi e njëjtë e elbit dhe 600 kilogramë patate.
Nga zjarri nuk ka njerëz apo kafshë të lënduara, ndërsa dëmi i përgjithshëm material sipas pronarit vlerësohet në 150 mijë denarë. Policia ka kryer ekspertizë dhe punon në konfirmimin e shkakut dhe gjithçka tjetër lidhur me zjarrin./mia
