Brighton-Misuri, banorët në panik, zjarr nëntokësor pranë mbetjeve toksike
Mbetje nukleare të groposura në mënyrë ilegale në një arë në Misuri të ShBA-ve gjatë vitit 1970, rrezikohen seriozisht nga një zjarr nëntokësor që tashmë 5 vjet digjet shumë pranë tyre dhe kjo ka tmerruar banorët lokalë...

Ata ankohen se shumë prej tyre janë të sëmurë prej kancerit shkaku i mbetjeve toksike të groposura në afërsi dhe tani për herë të dytë autoritetet po i vënë në rrezik, duke mos ndërmarrë asnjë për të shuar zjarrin nëntokësor.
“Ne jemi të sëmurë, po na vdesin edhe fëmijët”- theksoi një banor.
“Nuk dalim jashtë, nuk i hapim dritaret”- tha një banor.
Autoritetet sigurojnë se situata është nën kontroll dhe zjarri nëntokësor nuk do t’i prekë mbetjet toksike.
“Ne masim temperaturën e sipërfaqes dhe ajo mbetet e njëjtë. Kemi besim se fusha me mbetje toksike është e kontrolluar”- deklaroi zëdhënësi i Shërbimeve Publike në Misuri, Knocke.
Por, ambientalistët dhe banorët pohojnë të kundërtën.
“Nuk është spekulim që nëse atje ka zjarr, ai rrezikon seriozisht mbetjet toksike dhe ato mund të shpërthejnë”- theksoi ambientalisti, Ed Smith.
“Si guxoni të vini këtu e të na thoni se nuk ka rrezik kur ju as që e dini çfarë ka aty poshtë dhe sa mbetje toksike ka”- theksoi banorja dhe nëna e tre fëmijëve, Daun Chapman.
Mbetjet toksike që u groposën ilegalisht në këtë fushë në vitin 1970 ishin pjesë e programit të Qeverisë amerikane të armëve nukleare. Vetëm këtë muaj, qyteti shpalosi një plan evakuimi para banorëve në rast të shpërthimit të lëndëve toksike. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
